Ceremonia bëri bashkë, familjarë, miq, kolegë dhe qyterarë që e kanë duartrokitur ndër vite.
Emocione të forta përcolli këngëtari Sherif Merdani të cilit disa fjali të “thëna troç” nga Shtëpia e Kulturës Librazhd gjatë periudhës komuniste i kushtuan 15 vjet burg
Sherif Merdani: Në art ndahen dy kategori, në shoë art, në ata që i lind zoti artistë dhe në ata që shkollohen, që bëhen me zor artistë.
Familja e Artistit të ndjerë mes lotësh e fjalësh shpirti, falenderonin miqtë dhe kolegët Sadi Halilit për nderimin dhe përkujdesjen
Blerina Halili: Nëse ai arriti deri këtu dhe nëse emri i Shtëpisë së Kulturës është emri i tij, është një bashkëpunim i valltarëve, kompozitorëve, orkestrave, por edhe vetë qytetit të Librazhdit, të cilët dhanë me dashuri cdo pjesëtar të familjes për tu bërë valltar ose artist.
Por kryebashkiakun e Librazhdit Kastriot Gurra nderimi i Sadi Halilit ishte një detyrim.
Kastriot Gurra: Bashkia e Librazhdit në këtë 5-vjetor vendosi që Pallatit të Kulturës ti vendosi emrin e tij, emrin e të madhit Sadi Halili. Do të doja të falenderoja të gjithë banorët e bashkisë Librazhd, të cilët sot mbushën plot e përplot Pallatin e Kulturës duke nderuar emrin e tij dhe veprën e tij.
Për njërëzit e që njohën, nderimi i Sadi Halilit është vlerësim për folkun dhe kulturën e Shqipërisë.
Ylli Gurra: Vlerësuan një emër, një punë, një jetë të tërë jo vetëm të një individi mjeshtrit të madh Sadi Halili por gjithë shqiptarisë dhe trevave shqiptare.
Mjeshtri Sadi Halili e nisi karrierën fill pasi përfudoi studimet e larta dhe të gjitha jetën ia kushtoi valles dhe muzikës burimore! Koreografi që vallëzonte me duar, mbante titujt zyrtare “Mjeshtër i Madh”, e “Artist i merituar”, pasi sic thonë ata që e njohën “Sadi Halilit i kërcente shpirti.”
No comments:
Post a Comment