Një nga këto parti duket se është Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila njihet për skandalet e ministrave apo për emërimet skandaloze.
Mirëpo, duket se këtë herë “skandali” është thelluar shumë në Bashkinë e Prrenjasit, ku sipas një investigimi nga “CityNews” rezulton se kryebashkiakja Miranda Rira ka punësuar të gjithë fisin e saj.
Emërimet nepotike fillojnë nga fëmijët e dajës, fëmijët e tezes, mbesat, kushërirat, djali i hallës, kunatat, djali i krushkut etj.
Bashkia e Prrenjasit mund të quhet pa asnjë dyshim: “Një shans për të gjithë fisin e kryetares”. Emërimet nepotike nuk tregojnë gjë tjetër veçse faktin se një kryebashkiake e LSI e ka kuptuar më mirë se të gjithë sloganin e Metës, nga “Një shans për të gjithë” në “Një shans për fisin”.
Më poshtë, lista me emërimet e Miranda Rirës, notën e vendosni ju.
| 1 | Inspektor finance | Dashurie Collaku | Vajza e dajës |
| 2 | Specialist i emergjencave civile | Bergin Karaj | Djali i dajës |
| 3 | Specialist i emergjencave civile | Ervin Balla | Djali i tezes |
| 4 | Specialist për prob. e dhunës në familje dhe barazisë gjinore | Mirela Dashi | Mbesa , vajza e motrës |
| 5 | Insp. për mbrojtjen e konsumatorit | Nasibe Kanani | Kusherira e Mirandës |
| 6 | Specialist Sherbimesh | Ilmi Karaj | Djali i dajës |
| 7 | Hidraulik | Kosta Feçi | Kunati i drejtorit të Shërbimeve |
| 8 | Shofer | Mili Vasku | Nipi, djali i motrës |
| 9 | Roje shkolle | Enver Alla | Djali i tezes |
| 10 | Punonjës | Servete Rira | Kunata e Mirandës |
| 11 | Punonjës | Irfan Bogdani | Djali i Hallës |
| 12 | Drejtori i rrugëve | Xhemal Facja | Krushku i Mirandës |
| 13 | Administrator | Ilir Balla | djali i tezes |
| 14 | Punonjës Mirëmbajtje | Redi Çollaku | Kunati i administratorit të Rrajcës. |
| 15 | Menaxher i Sportit | Ardit Facja | Djali i krushkut |
No comments:
Post a Comment