Një sherr ka ndodhur një ditë më parë një hotel në Elbasan ku persona ende të pa identifikuar kanë goditur një të ri.
Sipas policisë, ata kanë goditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Elbasan, ndërkohë po punohet për kapjen e tyre.
I riu nga Librazhdi bashkë me të dashurën e tij sipas pronarit të hotelit nuk kishin lekë të paguanin. Ja si shprehet ai: “Shkova të kërkoj lekët ai më bënte si i fortë duke më thënë budallaqe. Aty nuk u përmbajta edhe e godita bashke me disa nga shoket e mi. Nuk jam keq për aq leke po vetëm gjesti është shumë i ulët”.
Njoftimi i policisë
Drejtoria Vendore e Policisë Më datën 12.08.2017, në Elbasan, në nje hotel persona të paidentifikuar kanë ditur me grushte shtetasin S.K, vjeç 29, banues në Librazhd.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

No comments:
Post a Comment