Friday, 25 August 2017
Lë Domosdovën e Përrenjasit, por gjen skuadër në Gjermani/ Ja si shprehet Olsi Beqo për Domosdovën
Ish-futbollisti i Domosdovës, Olsi Beqo ka gjetur ekip në Gjermani.
Djaloshi nga Prrenjasi emigroi disa muaj më parë drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me të afërmit e tij.Ai la pas futbollin në vendin tone me shpresën për të ndërtuar jetën atje larg fushave të blerta. Por duket se fati ka qënë me prrenjsakun, i cili ra në kontakt me menaxherin futbollistëve në gjermani, Xhelil Musën.
Musa pas kontakteve me disa klube vëndase, e dërgoi Beqon te ekipi i Hamburg United.
“U largova nga Përrenjasi drejt Gjermanisë për t’u bashkuar me të afërmit e mi. Një vend krejt i rid he ndryshe për mua ku më duhej të mësohesha dhe sigurisht të punoja punë të ndryshme.
Me dëshirën e mirë për të më ndihmuar Musa më siguroi disa prova futbollistike në disa ekipe këtu në Hamburg, ku dhe gjeta ekipin që kërkova pas disa seancash stërvitore dhe ndeshjesh kontrolli. Hamburg United është ekipi im i ri dhe jam më shumë se i lumtur për këtë.
Lë Domosdovën e Përrenjasit, por gjen skuadër në Gjermani/ Ja si shprehet Olsi Beqo për Domosdovën
Reviewed by baba
on
August 25, 2017
Rating: 5

Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment