
Është arrestuar ditën e sotme personi që kërcënoi ministren e Arsimit, Lindita Nikolla. Ai është Armelin Kapinovën, i cili është dënuar nga Gjykata e Tiranës me gjashtë muaj burg për dy akuza: kanosje për shkak të detyrës dhe Përdorimi me keqdashje thirrjeve telefonike.
Sipas njoftimit të Policisë së Durrësit, dënimi për Armelin Kapinova (Kelment Zaimi) 33 vjeç, banues në qytetin bregdetar, është dhënë nga Apeli në 31 mars 2017.
Kapinova i ka dërguar disa mesazhe ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla dhe sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë, Plarent Ndreca.
Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka marrë disa mesazhe kërcënuese gjatë muajit gusht të vitit 2014.
Një person i panjohur prej saj, ishstudent i fakultetit privat, i ka shkruar një SMS ku i kërkonte dorëheqjen. Në të kundërt, ai kërcënonte se do t’i shkonte me gurë dhe shishe me benzinë te Ministria nëse merrej vendim për rritjen e tarifave të studimit.
Kërcënuesi nuk ka ngurruar t’i dërgojë ministres edhe një foto, ku shfaqej ajo bashkë me vajzën.
Rezulton se disa prej tyre kanë shprehje kërcënuese të tilla si: “Jep dorëheqjen!”, “… me gur dhe me shishe benzin do t’ju vijm ke ministria nqs rit tarifat… ne po presim dhe jemi gati për revolta, mështetje kena pa fund…”. Po kështu, të dëmtuarës në një mesazh i është dërguar në aparatin celular edhe fotoja e saj, ku ka dalë së bashku me vajzën”, thuhej në vendimin e Gjykatës. BUKETHATE.GA


No comments:
Post a Comment