Saimir Tahiri është drejt arrestimit!
Vetëm pak minuta na ndajmë nga votimi në Kuvendin e Shqipërisë ku do të jepet vendimi nëse Saimir Tahiri do të arrestohet apo jo nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Gjatë mbledhjes në Këshillin e Mandateve prokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj tha ndër të tjera se ata kanë edhe dëshminë e një personi që implikon Tahirin në trafikun e drogës.
Burime për Albeu.com bëjnë me dije se personi që do të dëshmojë është një polic dhe pritet që akuzat e prokurorisë të vërtetohen falë kësaj dëshmie akoma të pazbuluar.
Saimir Tahiri akuzohet për dy vepra të rënda kriminale, të cilat nëse vërtetohen mund t’i kushtojnë atij 14 vite burg. /albeu.com/
Saimir Tahiri akuzohet për dy vepra të rënda kriminale, të cilat nëse vërtetohen mund t’i kushtojnë atij 14 vite burg. /albeu.com/
No comments:
Post a Comment