Vendimet e gjykatave mbeten gjithmonë të kontestuara jo vetëm nga qytetarët dhe avokatët e tyre, por edhe nga strukturat e tjera të organeve të drejtësisë. Burime nga Gjykata e Apelit Durrës i thanë “City News” se “vetëm nga Gjykata e Elbasanit (pa përmendur gjykatat e tjera) janë kthyer dhe pushuar si vendime të pabazuara në ligj (të paligjshme) apo si vendime të pa gjykuara me seriozitet të përfolura për pazare mes palëve, mbi 2150 vendime të tilla, ku bie në sy se, pas ankesave nga qytetarët ka rezultuar se ekipet e kontrollit të KLD dhe Ministrisë së Drejtësisë kanë zbuluar skandale të padëgjuara, të cilat do të jenë objekt i punës së SPAK shumë shpejt”.
Nga ana e tyre edhe qytetaret e Elbasanit shprehen me fjalët më të zeza për Gjykatën , (por edhe Prokurorinë) dhe gjyqtarët e Elbasanit, ku ndër më të përfolurit janë Bujar Musta (ish kryetar gjykate në Elbasan) i cili ka me qindra vendime të kthyera nga Apeli, i përmendur dhjetra herë në raport-kontrollet e KLD, gjyqtari Zihni Shahu me qindra vendime të pabazuara në ligj të kthyera nga Apeli, i hetuar nga KLD dhe Ministria e Drejtesisë, Ramazan Avdia gjyqtar i Elbasanit me qindra vendime të kthyera nga Apeli, etj.
Qytetari dhe ish-pronari F. Harri deklaroi për “City News” se “kam patur me qindra seanca gjyqsore me gjyqtarët Zihni Shahu, Ramazan Avdia dhe Miranda Konica, me të cilët kam zhvilluar qindra seanca gjyqsore për 17 vjet rresht, si edhe me Arben Vrionin e Valbon Çekrezin, me të cilët kam humbur dhe jam zvarritur për problemet e shumta që kam patur me pronat e familjes time”. Sipas F.Harri “unë i akuzoj këta gjyqtarë me mbrojtje të fuqishme politike dhe për korrupsion, pasi kanë bërë pazare, gjyqtari Zihni Shahu ka konsumuar tre vepra penale vetëm me proceset gjyqsore ndaj familjes time e para , ka marrë vendim pa prezencën time në procesin gjyqsor, dërgim të vendimit të paligjshëm në ZRPP dhe KKP duke marrë kompetenca të institucioneve të tjera, akuzat dhe denoncimet ndaj këtyre xhambazëve që nuk i quaj kurrë gjyqtarë i kam dërguar në KLD, në Presidencë, në Ministrine e Drejtesise dhe Ambasaden e SHBA me të cilën kam lidhje të vazhdueshme”.
Vetëm gjatë vitit 2017 nga Elbasani kanë vajtur drejtim KLD mbi 3 mijë ankesa dhe denoncime për vendimet e paligjshme të celulës së korruptuar të Gjykates së Elbasanit- deklaroi F. Harri. Jo vetëm ky shtetas por edhe qindra të tjerë nga Elbasanit shprehen se “Vetting-u duhet të nisë nga Gjykata e Shkalles Parë Elbasan dhe Prokuroria e këtij rrethi, pasi janë dy organet e drejtesisë më të njollosura për afera të pista korruptive, këto dy institucione duhet të shkrihen plotësisht dhe ata që hallexhinjtë akuzojnë për mitmarrje dhe afera të tjera korruptive, duhet të shkojnë para ligjit”.
Në dy vitet e fundit, katër gjyatarë dhe dy prokurorë në Elbasan, kanë qenë objekt i raporteve të KLD, nga ku cilësohen si “shkelës të ligjit, shkelje të procedurave hetimore dhe gjyqsore” duke qenë për disa muaj rresht nën hetim. Qytetarët e Elbasanit kanë besimin e patundur se SPAK do të zbulojë dhe ndëshkojë çdo gjyqtar dhe prokuror të korruptuar, që në gjithë këto vite ka guxuar të zhvatë milionat duke liruar elementë kriminelë, e duke u kthyer në pasanikë në pronarë vilash, lokalesh, tokash, e dhjetra kontosh bankare në Shqiperi e jashtë saj.
No comments:
Post a Comment