Policia e Elbasanit ka dhënë detaje të tjera rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në këtë qytet, ku një person u vetëdogj me bënzinë.
Mësohet se ai është 38-vjeçari Elton Hodo, nga Elbasani, që ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Tiranës.
Policia ka dyshime të forta se shkaku që çoi Hodon drejt veprimit ekstrem, ka qenë gjandja e tij depresive.
Fillimisht ai u dërgua në kirurgjinë e Elbasanit, por më pas, për shkak të gjendjes së rënduar, u nis me ambulancë drejt Tiranës.
Pa mbërritur ende në kryeqytet, ai ndërroi jetë.
No comments:
Post a Comment