Ardit Facja do të jetë menaxheri i ri i klubit të Naftëtarit.
Menaxheri 27-vjeçar pati një sezon fantastik me skuadrën e Domosdovës të Përrenjasit, duke fituar shumë ndeshje të rëndësishme si dhe ngritjen e ekipit në nivele të kënaqshme, por gjatë kësaj vere ai dha dorëheqjen nga klubi duke ju bashkuar skuadrës së Naftëtarit.
Lajmi është zyrtarizuar nga vetë menaxheri ditën e sotme duke u shprehur i vendosur se bashkë me lojtarët e rinj të afruar klubit të Naftëtarit do të arrijnë rezultate të shkëlqyera.
“Mund të them se klubi i Naftëtarit do të ketë objektive të qarta në fushën e lojës, paraqitjen sa me dinjitoze si dhe qëndrimin ne mesin e tabelës. Ajo që po përpiqemi të bëjmë bashkë me trajnerin Bajran Fraholli është që përveçse të fusim frymën e re tek lojtare te rinj, por edhe modul të ri në lojë. Presim një sulmues dhe një qendërmbrojtës ti bashkohet klubit tonë edhe merkaton e quajmë përfundimisht të mbyllur”- shprehet menaxheri i ri i klubit Naftëtari Ardit Facja.
Ndër të tjera Facja theksoi se këta janë lojtarët e afruar në klubin e Naftëtarit:
Mateos Cake
Arnold Hyseni
Fabian Nallbati
Arber Allkanjari
Franci Spahiu
Xhuljo Jaupaj
Ermir Llojko
Gjyla
Gorovelli
Eljo Beshiri

No comments:
Post a Comment