Bashkia e Elbasanit në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë së Rendit vendosën mbylljen 15 biznese nga 60 të tilla që ndodhen përgjatë aksit Elbasan- Metalurgjik.
Gjatë verifikimeve ka rezultuar se subjektet nuk kanë pasur licensë ose nuk e kanë rinovuar atë.
Kryeinspektori i Policisë Bashkiake nënvizon se më parë kompanive iu ishte bërë lajmërimi për të plotësuar dokumentacionin, shkruan oranews.
“Para një jave ju është lënë afat për të shlyer detyrimet dhe lidhjen e kontratës përsëri. Nga ana e këtyre subjekteve që po bllokohen sot nuk është marrë asnjë masë. Duke qenë përpara këtij fakti jemi detyruar që të bllokojmë aktivitetin e këtyre subjekteve deri në lidhjen e kontratës dhe shlyerjen e detyrimeve që kanë”, thotë Aurel Kaja.
Mësohet se kontrollet do të vijojnë pasi nga ana e Policisë Bashkiake subjektet janë njoftuar dhe u është lënë një javë kohë për të aplikuar për lincensa të reja.
No comments:
Post a Comment