Një shqiptar i Kosovës rreth moshës 38 vjeç është shpallur në kërkim nga policia pasi është i dyshuari kryesor i një vrasje me thikë që ndodhi në Vjenë javën e kaluar.
I vdekur nga sulmi ka mbetur një 37-vjeçar nga Serbia, pronar i një lokali. Ndërkohë që u plagos lehtë personi që e shoqëronte mbrëmjen e sherrit.
Thuhet se shkak për sherrin u bë një kompliment që serbi i kishte bërë gruas së kosovarit në sy të tij.
Çfarë çmendurie, në këtë orë të vonë të shohësh rrugëve një grua kaq të bukur”, e kishte ngacmuar ai atë nga ana tjetër e rrugës.
Kjo thirrje kishte irrituar bashkëshortin e saj dhe i kishte bërë asaj me shenjë të kalonte nga ana tjetër e tij e më pas kishte nxjerrë nga goja fyerje të rënda homofobe ndaj serbit dhe shoqëruesit të tij.
Dyshja ia kishin kthyer sharjet dhe kështu konflikti degjeneroi në dhunë fizike.
I dyshuari plagosi fillimisht 28-vjeçarin e më pas pastaj i kishte ngulur disa herë thikën serbit në afërsi të lokalit të tij.
Pasi e plagosi rëndë, autori i dyshuar u largua nga vendngjarja me bashkëshorten e tij.
No comments:
Post a Comment