Vendet nga importojmë
Por cilat janë vendet nga ku Shqipëria importon vajin e palmës. Të dhënat zyrtare të Doganave tregojnë se 38% e këtij produkti importohet nga Malajzia kurse nga Indonezia vjen të paktën 36% e totalit. Një peshë më të ulët zënë importet nga Greqia me 22 për qind dhe në fund Italia me vetëm 4 për qind.
Statistikat globale tregojnë se Malajzia dhe Indonezia llogariten për rreth 90% të prodhimit global të vajit të palmës dhe eksporteve, të favorizuara nga shirat tropikale.
Për çfarë përdoret
Vaji i palmës dhe fraksionet e saj janë të njohura në një seri sektorësh. Nga studime të ndryshme që janë bërë në botë është dalë në përfundimin se të paktën 50% e artikujve në raftet e marketeve kanë në përbërje vajin e palmës ose njërin nga fraksione e tij.
Lista e sektorëve që e përdorin këtë produkt është e gjatë dhe nis nga zinxhiri i ushqimit të shpejtë, produktet e kozmetikës dhe të kujdesit ndaj vetes, energji, ushqimi i kafshëve, në farmaceutikë, industria e shërbimit dhe industria ushqimore.
Gjithsesi në çdo rast në paketimet e ushqimeve apo produkteve që kanë përmbajtje të vajtit të palmës bëhet me dije përmbajtja duke i lënë në dorë konsumatorit zgjedhjen nëse do ta konsumojë apo jo.
Precedenti me vajin e palmës në Shqipëri
Gjatë këtij viti u hap një debat i gjerë për përdorimin e vajit të palmës në produktet të bulmetit të prodhuara në Shqipëri. Nga analizimi i mostrave të disa produkteve rezultoi që përmbajtja në vaj palme të ishte dukshëm i lartë çka vuri në lëvizje institucionet në vend.
Po që nga koha e kësaj fushate e deri më tani nuk është dhënë ndonjë detaj mbi pretendimet e ngritura në treg për përdorim të lartë të vajit të palmës.
Efektet e vajit të palmës
Vaji i palmës është dy llojesh, i prodhuar nga fruti i palmës dhe i prodhuar nga fara e frutit.
Në të dyja rastet vaji i palmës ka disa efekte tipike për të cilat mjekët herë pas herë rekomandojnë gjetjen e vajrave më të shëndetshëm.
Ka me dhjetëra studime që ngrenë teza mbi efektet negative por shfaqja më tipike lidhet me faktin që vaji i palmës ju bën të shtoni më shumë kilogram, ka më shumë kalori dhe yndyrë, mund të rrisë nivelet e kolesterolit.
Por ashtu siç ka efekte negative nëse përdoret në formën e tij më të mirë dhe me përmasa të moderuara mund të ketë edhe përfitime pozitive shëndetësore. Monitor
No comments:
Post a Comment