Latest News

Comments

recentcomments

Wednesday, 30 August 2017

Librazhd/ Legjenda e gurit të “Bletës” thesari i humbur i turqve/Ja kush është e fshehta që ju nuk e dinit kurrë

Të gjithë kanë dëgjuar për këtë fshat, ndoshta shumë i njohur për shkak të 99-minareve që ka, apo ndoshta për thesaret e shumta që fsheh. Ky fshat e ka emrin Xhyra Kasaba. Ndodhet  në  pjesën  jugperëndimore   të  rrethit  të Librazhdit .  Në këtë fshat  kalon  rruga  kombëtare që  lidh  Shqipërinë  me  shtete  të  tjera me  Greqinë, Maqedoninë, si  dhe  me  qytetet e vendit  tonë. 

Me fshatin e Xhyrës  janë  lidhur shumë  gojëdhëna dhe histori  të ndryshme aq kulturore, por edhe misterioze që askush deri më sot nuk ja ka gjetur kuptimin.  
Ae dini se guri i “Bletës” një shkëmb me lartësi 1409m  ka nxitur zbulues nga e gjithë bota kryesisht turq, maqedonas, edhe grek, por edhe nga “Puglia Grotte” dhe “Dauno”. A fsheh me të vërtetë  ky shkëmb një pasuri të madhe? Mendohet se pikërisht në këtë gur fshiheshin grabitjet që kaçakët (hajdutet) bënin karvanëve të ushtrisë turke dhe tregtarve nga Roma.

Jo më larg së disa muaj një turist nga turqia eksploronte bashkë me grupin e tij e shoqëruar më një hartë shumëvjeçare e cila tregonte me hollësi se ku fshihej thesari i turqve. Kushtet litologjike siç dukej ua kishte vështirsuar kërkimet. Banorët e fshatit tregojnë se shumë kërkime janë berë, aq shumë saqë detyruan që emigrantët të ktheshin kudo që ishin edhe të gërmonin për ta gjetur dicka përpara se ta gjenin te turistët e huaj.

Ja si shprehet një banor i fshatit Xhyrë A.M: “Nuk e mbaj mend sa veta kanë ardhur e kanë hapur gropa pafund  me qëllimin se ka flori apo gjëra të tjera si këto. Në fakt vetë nga legjenda e gurit të bletës mjalti i shumtë i bletëve simbolizon floririn, ndërsa bletët puntore hajdut të cilët vidhnin floririn e ushtrisë Osmane. Mendoj se është vetëm një legjendë, por herë pas herë mendoj se mund të jetë edhe e vërtetë. Jo më larg se disa muajsh një grup turistësh nga gjuha që flisnin mendoj se ishin turq, kishin një hartë të vjetër e cila në të ishte të vizatuar shkëmbinjtë edhe vetëm një shkëmb ishte më kryq vetëm guri i “Bletës”. Njerzit janë të çuditshëm në këtë fshat saqë marrin kazma edhe lopata edhe gërmojnë pa lidhje, duke prishur në shumicën e rasteve edhe rrugën “Egnatia” e cila kalon mes për mes fshatit”.

Po kush është me të vërtetë lëgjenda e gurit të “Bletës” e cila ka bërë bujë në të gjithë Shqipërinë?

Sipas  legjendës  thuhet  se: “Dikur  një  djalë  i ri  nga  fshati  shkon  tek guri i “Bletës”  për  të  marrë  mjaltë.  Aty  kishte  shumë  bletë  dhe  mjalti  ishte  në  sasi  të  madhe. I riu futet  brenda  në  gur  dhe  fillon  të  mbushë  enët  me  mjaltë. Guri  i thotë  djalit  se  duhet  të  marrësh  mjaltë  vetëm aq  sa  të  takon. Por ai  nuk e dëgjon duke vazhduar  të  marrë  mjaltë pa u ndalur.Atëherë  guri  mbyllet  duke  e zënë  brenda. Djali fillon  e  rënkon . Zëri  i tij dëgjohet  dhe  njerëz  nga  fshati  i shkojnë  në  ndihmë  për  ta  nxjerrë  nga  guri. Ata  përdorin  mjete të  ndryshme si  pyka  prej thane për  të  hapur  gurin, por  pa  mundur  ta  nxjerrin  dot.Pykat  e thanës ( katër copë)  gjenden  edhe sot  e kësaj  dite në  mesin  e gurit. Pikërisht në  atë  vend guri  është i lagur për shkak të  lotëve  të  njeriut  brenda  tij. Madje edhe  sot thuhet  se;  sa herë që bie  shi, po të qëndrosh  afër gurit në  heshtje  dhe të  dëgjosh  me  kujdes, do të  ndiesh  zërin  e të  riut  që vjen  nga brenda  duke  rënkuar”. 

A thua vërtetë se diçka fshihet pas atyre gurëve? Një shprehje thotë: “Ku ka zë sështë pa gjë”, thuhet se në varrezat e turqve janë gjetur qypa nga florinj edhe kjo vërtetohet nga vetë banorët e fshatit.  Vetë struktura e gurit të “Bletës” është e çuditshëme saqë nuk e kupton nga hyre edhe ku dole. Kjo strategji është ndjekur që deri sot e kësaj dite ajo e fshehtë e thesarit të bletës të mos gjendet kurrë.

 Disa banorë të fshatit janë shumë të sigurt që brenda shkëmbit ka dicka, ja si shprehet një i moshuar B.H i cili na tregon me hollësi cfarë ka ndodhur vite më parë: “Unë jam 86-vjeç edhe të them të drejtën more djalë guri i bletës edhe “Gryka e Shkallës” fshehin thesare shumë të mëdha. Babai im para se të vdiste më tha që lartë në këto male fshihet një thesar shumë i madh I cili nuk është gjendur kurrë. Ndoshta unë nuk e kam vërtëtuar por çështë e vërteta këtë histori nuk e tregon vetëm mosharët e mi por edhe të parët e mi. Shumë kohë më përpara këtu në këtë zonë, që përdorej nga Turqit për vet faktin që ishim të pushtuar nga ata, një tjetër ana pozitive për ne ishte edhe rruga “Egnatia” doje apo sdoje ishe i detyruar të kaloje sepse ishte e vetmia rrugë që lidhte perëndimin me lindjen. Thuhet se Carinë kaçakët vidhnin të gjithë karvanët të cilët vinin nga Roma, por  kishte një problem shumë të madh ër ta sepse nuk ja dilnin dot asnjëherë  në Xhyrë. Sipas të parëve të mi thesari është fshehur në Xhyrë edhe është pothuajse 100% e sigurt, edhe jam i bindur. Pastaj nuk e di të them tek guri i “Bletës” apo me ndonjë vend tjetër sepse po  ta dija do ta kisha marrë vetë”.

Kjo legjendë edhe shumë gojëdhëna të tjera ka nxitur shume turiste vendas edhe huaj të përveshin krahët edhe të gërmojnë, por si përfundim janë zhgënjyer nga rezultati sepse janë larguar me duar bosh.

Daniel Mucaku & Ilir HOXHA





No comments:

Post a Comment

Recent in Sports

Recent Post