Latest News

Comments

recentcomments

Thursday, 31 August 2017

Librazhd/ Klodiani Polisi projekt të ri muzikor/Ja çfarë thotë ai

Këngëtari i muzikës popullore Klodian Polisi së fundi ka deklaruar publikisht projektin e tij të radhës. Ndër të tjera ai është shprehur për portalin “Bukethatë.ga”se puna për videoklipin e ri kanë filluar si dhe të gjithë stafi i tij muzikor ka treguar profesionalizëm duke sjell diçka unike edhe të bukur.

“Së shpejti do të publikoj videoklipin tim më të ri në kanalin tim të Youtube-it si dhe do të transmetohet në të gjitha platformat tring. Ndërkohë puna ka startuar, stafi im po bën një punë të shkëlqyer duke treguar se janë të zonë në punën e tyre. Gjej rastin të përshëndes të gjitha mbështetësit e mi, familjen time, edhe mbi të gjitha fansat që për mua janë motivi i punës time si këngëtar”-shprehet këngëtari i Klodian Polisi.

Klodian Polisi është këngëtari më i pëlqyer i jugperëndimit në zonën e Elbasan-Librazhd. Ai ka marrë pjesë në koncerte brenda edhe jashtë Shqipërisë.

 Videoklipi i parë i këngëtarit u prit mirë nga të gjithë fansat e tij. Nuk na ngelet gjë tjetër vetëm të presim që videoklipi të publikohet me sukses nga vetë këngëtari.


Daniel Mucaku



  

No comments:

Post a Comment

Recent in Sports

Recent Post