Është përuruar Hotel-restorant, “Lux de Paris” mbrëmjen e djeshme më pjesëmarrjen e dhjetëra miqve dhe dashamirësve të Korab Spahija dhe Sylvia Marçais, investitorët e këtij bar-hoteli modern me emrin kuptimplotë në urat lidhëse midis Tiranës dhe Parisit.
Të mirënjohur në Francë si investitorë të fuqishëm në fushën e hoteleri-turizmit, ata kanë vendosur të investojnë edhe në Shqipëri, duke qenë pjesë e rëndësishme e investimeve të huaja, kaq shumë të nevojshme për ekonominë e brishtë vendase.
Me origjinë nga Kolosjani i Kukësit, dhe pronar i vilës së Miteranit në lagjen Cërtiel të Parisit si dhe i dhjetëra pronave në Francë dhe Normandi, Korab Spahija synon të krijojë kompani e biznese të tjera pas “Lux de Paris” në Tiranë, Durrës dhe gjetkë.
Me ndërmjetësimin e “ Real Estate Plus Albania”, duke besuar në konsulencën për shitblerjen e pasurive të patundshme për investimet e tyre në Shqipëri edhe në të ardhmen , ky investitor i fuqishëm francez, dëshiron të investojë në këto fusha prioritare, me synime të qarta dhe në fusha të tjera të rëndësishme tëekonomisë.
I pranishëm në këtë ceremoni përurimi ishte edhe trashëgimtari i fronit mbretëror, princ Leka.
Bukethate.ga
No comments:
Post a Comment