Policia e Elbasanit bën me dije se ka vënë në pranga shoferin e kamionit që përplasi për vdekje 25-vjeçarin me inicialet M.SH, aksident ky i ndodhur ditën e djeshme Bishti i Zhurit në Peqin.
Në pranga është vënë Gani S. 35 vjeç, banues në fshatin Gjocaj, në rrugën Peqin-Bishti i Zhurit, pasi duke drejtuar mjetin kamion tip “Man”, është përplasur me mjetin tip “Fiat”, me drejtues M. Sh.
Nga aksidenti 25-vjeçari ka ndërruar jetën në vend, pasi përplasja ka qenë fatale.
No comments:
Post a Comment