Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Farret të qytetit të Prenajsit. Një çift kanë debatuar ditën e sotme në pazarin që zhvillohet cdo të premtë në zonën e Farretit për shkak se gruaja e tij ishte vonuar më shumë sec duhet në pazar..
Sipas një dëshmitari të rastit ka shkruar për “Infoelbasani.al”:- “E ka dhunuar gruan e tij vetëm se ajo u vonua më shumë seç duhet në pazar. Ai nuk e priti t’i jap shpjegim por i’u vërsul me grushta edhe me shqelma në mes të tregut. Nuk është hera e parë që ndodhin këto konflikte në këto zona të thella madje as policë nuk ka. Nëse të vrasin këtu nuk merret vesh, por dua ta denoncoj këtë rast edhe vepër kaq të ulët sepse mendoj si për motrën time”.
Pas sherrit gruaja e dhunuar është shoqëruar nga disa banorë të fshatit për të marrë mjekimet e para, ndërkohë bashkëshorti i vajzës së re është larguar duke e lënë të shtrirë dhe të gjakosur.
DM.INFOELBASANI.AL
No comments:
Post a Comment